Kanabisi në kutitë e rrobave, zbardhet skema që përdornin trafikantët për transportin e drogës nga SHBA drejt Shqipërisë

Detaje nga operacioni ku u arrestua një ri dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi trafikonin kanabis me postë nga SHBA drejt vendit tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për News24 se droga vinte me postë nga Atalanta në SHBA drejt vendit tonë duke u futur në kutia kartoni të cilat përdoreshin për të futur rroba, të cilat vinin me postë nga SHBA drejt Shqipërisë. Trafikantët kishin përdorur si kamuflim tregtinë e rrobave. Pas marrjes së informacionit Antidroga e Tiranës nisi hetimet për kapjen në flagrancë të autorëve të trafikut të drogës.

Agjentët e Antidrogës u prezantuan si punonjës të postës duke çuar dërgesën te porositësit dhe arrestuan në flagrancë një 27-vjeçar dhe shpallën në kërkim një 21-vjeçar. Policia sekuestroi edhe lëndën narkotike rreth 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC. Ky lloj kanabisi kushton rreth 10 mijë dollarë kilogrami.
()

Arena e Lajmit

Kanabisi në kutitë e rrobave, zbardhet skema që përdornin trafikantët për transportin e drogës nga SHBA drejt Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook