Frikë te Barcelona, probleme me zemrën për Cancelon?

Barcelona hoqi nga lista për ndeshjen kundër Atletico Madridit Joao Cancelon, duke çuditur disi tifozët. Klubi nuk konfirmoi ndonjë dëmtim të asnjë lloji, por kuptohej se lojtari vuante nga ndonjë shqetësim. Megjithatë, pas fitores 0-3 të Barçës, Fermin Lopez e nisi konferencën e tij për shtyp duke thënë se ia dedikon fitoren Joao Cancelo, i cili po kalon një moment të vështirë personalisht.

Më vonë, u zbulua se Cancelo nuk u largua nga lista e skuadrës për shkak të ndonjë dëmtimi, por për shkak të një situate personale. Në fakt, në bazë të asaj që shkruajnë mediat, mendohet se mbrojtësi anësor mund të ketë probleme me zemrën.

Një i afërm i Cancelos ka të njëjtin problem dhe katalanasit duan të sigurohen se nuk kemi të bëjmë me diçka të trashëguar. Megjithatë, siç rezulton, zemra e Cancelos funksionon mirë, sipas Mundo Deportivo. Ai ka marrë dritën jeshile nga mjekësia për të luajtur dhe do t’i bashkohet kombëtares portugeze!

(J.S/)

Arena e Lajmit

Frikë te Barcelona, probleme me zemrën për Cancelon?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook