Armando Sadiku bëhet baba për herë të dytë. Ka qenë partnerja e sulmuesit shqiptar, Elona që ka dhënë lajmin e mirë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje botë. Unë jam Leon, anëtari më i ri i familjes” – Shkruan ajo. Kujtojmë që Armando Sadiku nuk është ftuar nga kombëtarja për miqësoret e marsit.Futbollisti aktivizohet në elitën e Indisë, në radhët e Mohun Began.
(J.S/)