Video/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra e noterit Aleko Anagnosti në qendër të Sarandës

Policia Sarande 840x440 1 770x403

Digjet gjatë orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti, në Sarandë. Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit.

Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.

Siç informojnë burimet nga vendngjarja, autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet.

Kujtojmë se Anagnosti është një nga noterët më të vjetër dhe djegia e zyrës së tij i shkakton një dëm të madh qytetit, pasi ai disponon arkivën edhe të noterëve të tjerë që kanë lënë profesionin vite më parë.

Sarandë/Informacion paraprak

Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Arena e Lajmit

Video/ U arrestua 6 ditë më parë, digjet zyra e noterit Aleko Anagnosti në qendër të Sarandës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook