U rikthye në kombëtare, “ters” për Manuel Neuer, largohet nga grumbullimi i Gjermanisë

Rikthimi i Manuel Neuerit nuk rezultoi ashtu siç pritej. Portieri i Bayern Munichut u thirr nga Gjermania për herë të parë pas dëmtimit, por tani është i detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak se ka ndjerë dhimbje muskulore.

Tekniku Julian Nagelsmann ka vendosur ta dërgojë në shtëpi, për të mos rrezikuar ta humbasë për një kohë të gjatë, pasi kampionati europian nuk është edhe aq larg.

Kështu, Neuer do të mungojë në miqësoret me Francën dhe Holandën.Asnjë portier tjetër nuk do të grumbullohet në vend të tij, duke qenë se Oliver Baumann dhe Bernd Leno janë tashmë në listë si alternativa për Ter Stegen.

(J.S/)

 

 

 

 

Arena e Lajmit

U rikthye në kombëtare, “ters” për Manuel Neuer, largohet nga grumbullimi i Gjermanisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook