Dy lojtarë dhe para për Asllanin/ Zbulohen prapaskenat e bujshme, Interi zgjedh shqiptarin si pasardhësin e Brozoviçit

Kristjan Asllani është gjithmonë e më pranë Interit. Nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, duket se drejtuesit zikaltër e kanë ndarë mendjen për të bërë pjesë të skuadrës talentin shqiptar, i cili është duke zhvilluar një sezon impresionues me Interit.

Asllani Empoli

Sipas mediave pranë klubit të Interit, bisedimet kanë nisur dhe në ditët në vijim mund të kemi hapa konkrete për sa i përket akordit. Cmimi i Asllanit vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe te Interi po mendojnë një zgjidhje alternative.

ASLLANI 1

Sipas “ FCinter1908”, Marota dhe Ausilio do të tentojnë të joshin drejtuesit e Empolit, duke iu afruar 2 futbollistë dhe 5 milionë euro për të marrë Asllanin.

Për sa i përket futbollistëve që pritet të kalojnë te Empoli, ata janë 2 të huzuarit, Martin Satiriano dhe Espozito. I parë këtë sezon zhvilloi paraqitje pozitive te Brest në Ligën 1 në Francë dhe vlerësohet rreth 4 milionë euro, teksa Espozito është huazuar te Bazeli dhe vlerësohet 6 milionë euro.

Arena e Lajmit


Dy lojtarë dhe para për Asllanin/ Zbulohen prapaskenat e bujshme, Interi zgjedh shqiptarin si pasardhësin e Brozoviçit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook