Shqipëria po bëhet gati për premierën e Euro 2024. Kuqezinjtë luajnë sonte në orën 20.45 miqësoren ndaj Kilit, në Stadio Ennio Tardini (Parma). Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.
Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen. Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi pas disa ditësh do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.
(J.S/)