Legjenda Erikson realizon ëndrrën, drejton Liverpulin në miqësoren ndaj Ajaksit (VIDEO)

Legjenda suedeze, Sven Goran Erikson, ka përjetuar çaste magjike në “Anfield Road” ku ka realizuar më në fund ëndrrën e tij të madhe për të drejtuar për një herë në jetë nga pankina skuadrën e Liverpulit.

76-vjeçarit i mbetet edhe pak kohë për të jetuar pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kokë. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai tha se kishte ëndërr që të paktën për një herë në jetë të drejtonte Liverpulin si trajner. 

Sot ishte dita e madhe pasi drejtuesit e Liverpulit organizuan një miqësore me Ajaksin ku në fushë luajtën legjendat e dy skuadrave. Stadium i “Anfield Road” ishte i mbushur plot pasi të pranishëm ishin rreth 60.000 mijë tifozë, të cilët në fund festuan me Eriksonin duke brohoritur emrin e tij për minuta të tëra. 

Ndeshja e fituar 4-2 nga legjendat e Liverpul do të mbahet mend gjatë pasi edhe pse nuk është zyrtare do të jetë e fundit si trajner për një personalitet të botës së futbollit. Gjatë karrierës së tij si trajner, 76-vjeçari ka drejtuar skuadra të rëndësishme në futbollin Europian si Benfika, Roma, Fiorentina, Sampdoria, Mançester Siti, Leister Siti etj. Ndërkohë që për sa i përket kombëtareve ai ka drejtuar Anglinë, Meksikën dhe Bregun e Fildishtë.

()

Arena e Lajmit

Legjenda Erikson realizon ëndrrën, drejton Liverpulin në miqësoren ndaj Ajaksit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook