Vetëdorëzohen 4 autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri të riun Ramadan Hasani në Korçë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për se bëhet fjalë për shtetasit; Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.
Sherri mes tyre dhe të riut ka nisur në datën 14 shkurt.
Sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën dhe më pas ditën kur ndodhi ngjarja Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur 30-vjeçarin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj.
()