Interi është në ankth për Yann Sommer. Portieri i zikaltërve ishte titullar në miqësoren mes Danimarkës dhe Zvicrës, por në fund të pjesës së parë iu desh të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi
“Yann Sommer do të largohet nga kombëtarja dhe do të kthehet në klubin e tij, Inter, për kontrolle mjekësore. Ai do të zëvendësohet nga Jonas Omlin, i cili do t’i bashkohet skuadrës në Dublin sot” – Shkruan Federata zvicerane.
Te zikaltërit shpresojnë që për lojtarin të mos ketë asgjë serioze dhe “gardiani” të jetë gati për ndeshjen e radhës. Gjithsesi, gjithçka do të kuptohet vetëm pas testeve mjekësore, të cilat do të kryhen në orët e ardhshme.
(J.S/)