Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për Butrintin.
Në postim, Furumi thekson se pjesë e këshillit shkencor të Butrintit janë kimistë, vreshtarë dhe ish-kritikë.
Postimi i Forumit të Trashëgimisë:
Komedia e zezë me Butrintin vazhdon
Po ju prezantojmë me Këshillin Shkencor të përzgjedhur nga AADF për fondacionin privat që do të menaxhojë këtë pasuri kombëtare xhevahir të UNESCOs:
📌Prof Neritan Ceka, një nga denoncuesit e modelit të AADF
📌Prof Elda Marku, inxhiniere kimie
📌Prof Endrit Kullaj, agronom profili vreshtari
📌Prof Iris Pojani, asistente e të famshmit Richard Hodges për mbi 10 vjet
📌Eugene Jo, prezantuese e programit të Rinise në ICROM, laureuar në universitetin Konkut ne Kore per histori koreane
📌Kristo Kauri, inxhinier pyjesh në pension
(Arena e Lajmit)