Nuk shohim asnjë gjë që të na impresionojë, përpos se një seri të re të drejtësisë me regji, që komandohet nga kreu i Ramaformës, Edi Rama. Këto probleme opozita i ka thënë prej kohësh. Arrestimi nuk zbut padrejtësinë në rastin Belerit. Rama pasi i përdor dhe i shtyp mirë për llogari okulte, bazuar mbi paligjshmëri dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve, pastaj kujton se me këto arrestime do të shkarkojë një përgjegjësi të tij, kur dihet se përgjegjës për aktet është vetëm një, kreu i Rilindjes. Shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorinë, policinë e çdo gjë, rasti Beleri e demonstron këtë gjë, këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja.