Rregullatorët evropianë nisin hetim kundër Apple, Google dhe Meta

Rregullatorët evropianë i kanë nisur hetimet kundër kompanive Apple, Google dhe Meta të hënën. Ky është rasti i parë i hetimeve në përputhje me ligjin e ri – që hyri në fuqi këtë muaj – i cili ka për qëllim të mos i lejojë kompanitë e mëdha të teknologjisë ta kontrollojnë tregun digjital. Komisioni Evropian tha se po i heton këto kompani për “mosbindje” ndaj Aktit të Tregjeve Digjitale (ATD).

Akti i Tregjeve Digjitale është një ligj i gjerë i cili i ka në shënjestër kompanitë e mëdha të teknologjisë që ofrojnë “shërbime të platformës kryesore” duke i detyruar ato t’u përmbahen një sërë rregullash se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo. Nëse nuk i përmbahen ligjit, ato rrezikojnë ndëshkime të ashpra financiare, e madje edhe me mbylljen e bizneseve.

Rregullat kanë për qëllim t’i bëjnë tregjet digjitale “më të drejta” dhe “më të kontestueshme”, duke i prishur ekosistemet e mbyllura teknologjike të cilat i detyrojnë myshterinjtë të përdorin produkte apo shërbime të një kompanie të vetme. Rregullatorët po hetojnë nëse Google dhe Apple po u përmbahen plotësisht rregullave të ATD-së, të cilat kërkojnë që këto kompani t’i lejojnë zhvilluesit e aplikacioneve t’i drejtojnë përdoruesit kah ofertat në dispozicion jashtë dyqaneve të tyre të aplikacioneve.

Komisioni Evropian tha se ndihet i shqetësuar se këto dy kompani janë duke vendosur “kufizime të ndryshme”, përfshirë pagesa që ua parandalojnë aplikacioneve promovimin e ofertave falas. Rregullat kanë për qëllim t’i bëjnë tregjet digjitale “më të drejta” dhe “më të kontestueshme”, duke i prishur ekosistemet e mbyllura teknologjike të cilat i detyrojnë myshterinjtë të përdorin produkte apo shërbime të një kompanie të vetme.

Rregullatorët po hetojnë nëse Google dhe Apple po u përmbahen plotësisht rregullave të ATD-së, të cilat kërkojnë që këto kompani t’i lejojnë zhvilluesit e aplikacioneve t’i drejtojnë përdoruesit kah ofertat në dispozicion jashtë dyqaneve të tyre të aplikacioneve. Komisioni Evropian tha se ndihet i shqetësuar se këto dy kompani janë duke vendosur “kufizime të ndryshme”, përfshirë pagesa që ua parandalojnë aplikacioneve promovimin e ofertave falas.

Arena e Lajmit

Rregullatorët evropianë nisin hetim kundër Apple, Google dhe Meta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook