Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të cilët kanë reaguar në lidhje me gjyqin mes dy aktorëve të Hollyëoodit, Johnny Depp dhe Amber Heard.
Depp e ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje për 50 milionë dollarë apo për një shkrim që kishte bërë në 2018 në Ëashington Post, duke thënë se është viktimë e abuzimit në familje, edhe pse nuk e përmendi aktorin.
Në dëshmitë e tij në gjyq, Depp ka përmendur disa raste ku ka theksuar se është ai që ka qenë viktimë e dhunës në familje.
Një mendim lidhur me rastin që po bën bujë në botë e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Getoar Aliu, ose siç njihet si Getinjo.
Ai ka ndarë një foto në InstaStory, krah së cilës shkruan se dhuna nuk ka gjini dhe nuk janë vetëm burrat ata që kanë faj.
“Më në fund doli dikush në botë që tregoi që ka edhe femra që janë të dhunshme dhe janë njëjtë pak me dasht. Dhuna nuk ka gjini! Se na kanë lodhur ‘burrat, burrat, burrat kanë faj gjithmonë”, shkroi ai.