Largimi i Sarri-t nga Lazio pritet të ketë një efekt domino edhe te disa lojtarë. I pari që pritet të largohet nga kryeqyteti është Elsid Hysaj, besniku prej shumë vitesh i Sarrit. Anësori kuqezi nuk pritet të ketë shumë minuta me Tudor në stol, kjo edhe për shkak të modulit që aplikon trajneri i ri, 3-4-2-1. Sipas mediave italiane:
Hysaj kërkon të largohet në fund të këtij sezoni, por kjo nuk pritet të jetë e lehtë, kjo për dy arsye. E para, Hysaj ka një kontratë deri më 30 qershor 2025, e dyta, Hysaj përfiton mbi 2 milionë euro në sezon. Çdo skuadër që do të shfaqë interesim për të duhet fillimisht të negociojë me Lotito-n, plus paga e tij, detaje që e ndërlikojnë jo pak largimin e tij nga Lazio.
()