Në pritje të masës së sigurisë, shfaqja e parë e kryebashkiakut Jorgo Goro pas arrestimit, i heshtur pas kafazit prej xhami

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kryebashkiaku në detyrë e Himarës, Jorgo Goro është në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, për përcaktimin e masës së sigurisë.

Ai ndodhet pas kafazit prej xhami, në pritje të verdiktit që do të japin sot togat e zeza. Ka qenë gazetarja Klodiana Lala ajo që ka siguruar videon nga brenda sallës së gjyqit. Goro, akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me pronën ku Artan Gaci, ish-deputeti socialist dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka po ndërton një investim strategjik në miliona euro.

Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe Bilbil Aliaj ish-drejtor i ASHK Vlorë dhe Vezir Gjikolaj ish-jurist i ASHK Vlorë. Bilbil Aliaj, me detyrë Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal. Ndërkohë, Gjikoka, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

()

Arena e Lajmit

Në pritje të masës së sigurisë, shfaqja e parë e kryebashkiakut Jorgo Goro pas arrestimit, i heshtur pas kafazit prej xhami

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook