Zjarr në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”, dëme të mëdha materiale. Nuk ka të lënduar

Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se në momentin e rënies së zjarrit, brenda në magazinë dhe përreth saj nuk ka pasur asnjë njeri.

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrrëfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe 12 efektivë zjarrëfikës,të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj, por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrëfikësit u ndihmuan edhe nga rreshjet e shiut, që vijojnë prej 30minutash.

Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur të lënduar, por dëme të mëdha materiale, që ende nuk mund të përllogatiten. Sipas zjarrëfikësve në vendngjarje, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Zjarr në një magazinë druri në lagjen “Uznovë”, dëme të mëdha materiale. Nuk ka të lënduar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook