Kosova mposhtet në Hungari, dy gola vendosin ndeshjen

Kosova u mund 2-0 nga Hungaria në miqësoren e dytë të muajit mars. Skuadra dardane në “Puskas Arena” u tregua e guximshme, duke qenë mbizotëruese në pjesën e parë. Madje, mundësia e parë për gol iu dha Edon Zhegrovës, kur pas një depërtimi në zonë gjuajti furishëm, por gjuajtjen e tij e devijoi mbrojtësi Adam Lang. Edhe në minutat në vazhdim Kosova u shfaq stabile dhe nuk i lejoi hapësira kundërshtarit për të kërcënuar portën e Aro Muriqi. Njëjtë vazhdoi edhe pjesa e dytë, por në minutën e 58-të një gabim në mbrojtje i dha mundësi hungarezëve që të krijojnë kundërsulm të rrezikshëm, nga i cili edhe realizuan golin e epërsisë.

Ishte Dominic Szoboszlai, i cili shfrytëzoi mundësinë e dhënë dhe kaloi Hungarinë përpara. Në minutën e 70-të një rast iu dha Fidan Alitit, por gjuajtja e tij vole nuk e gjeti cakun. Ndërkohë, në minutën e 86-të Hungaria vulosi fitoren përmes golit të Zsolt Nagyn. Kjo ishte humbja e parë e Kosovës në drejtimin e Fodës, të cilit dy miqësoret e këtij muaji i kanë shërbyer ta njohë ekipin dhe të vendosë idetë e tij rreth filozofisë së lojës që synon ta ndërtojë me Dardanët për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Kosova mposhtet në Hungari, dy gola vendosin ndeshjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook