“Gërdeci”, shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu. Mihal Delijorgji ‘kyç’ gojën, refuzon të flasë në gjyq. Denis Hajdari do të…

Eshtë shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Në procesin gjyqësor u paraqit biznesmeni Mihal Delijorgji, ndërsa ky i fundit refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur. Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Bumçit nuk nuk ka asnjë njoftim. Gazetarja Lala tha se për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.
()

Arena e Lajmit

“Gërdeci”, shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu. Mihal Delijorgji ‘kyç’ gojën, refuzon të flasë në gjyq. Denis Hajdari do të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook