Ndeshjet miqësore të marsit, Agim Ademi: Kosova ka të ardhme, besoj te trajneri Foda

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u shpreh i kënaqur pas dy ndeshjeve miqësore të muajit mars.

“Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu siç u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim. Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë. Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj.

Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës” – tha ai. Kosova mundi 1-0 Armeninë, ndërsa pësoi disfatë 2-0 nga Hungaria.

(J.S/)

 

 

 

Arena e Lajmit

Ndeshjet miqësore të marsit, Agim Ademi: Kosova ka të ardhme, besoj te trajneri Foda

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook