Sulmi terrorist në Moskë, Mediu: Injorimi i paralajmërimit të SHBA, neglizhencë totale e shërbimeve ruse

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje në lidhje me sulmin terrorist që tronditi kryeqytetin rus javën e kaluar.

Mediu u shpreh se mosbesimi që ka treguar Moska në raport me SHBA ka ardhur për shkak të qëndrimit të amerikanëve dhe NATO-s pro Ukrainës në luftën e nisur para më shumë se dy viteve.

Sipas tij injorimi i paralajmërimit të SHBA nga shërbimet ruse tregon një neglizhencë absolute nga ana e autoriteteve.

“Mosbesimi në raport me SHBA ka ardhur edhe për shkak të qëndrimit të Perëndimit pro Ukrainës. Mënyra si lëvizin sot terroristët nga Turqia në Rusi tregon se ka një mungesë të koordinimit të shërbimeve inteligjente për identifikimin e personave të lidhur me celulat terroriste.

Herë pas here terrorizmi shfrytëzon gjithë mundësitë që ka për të kryer akte të tilla. Fakti që neglizhohet një paralajmërim nga SHBA është një çështje neglizhence absolute. ISIS ka një kundërshtar të qartë si Assadi i Rusisë, i cili ka një koalicion me Moskën. Kjo ka bërë që edhe Rusia të shihet si target për sulme të tilla”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Sulmi terrorist në Moskë, Mediu: Injorimi i paralajmërimit të SHBA, neglizhencë totale e shërbimeve ruse

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook