“Jemi në një moment të paprecedentë”, eksperti Beqa: Pse akuzat e shefit të spiunazhit rus ndaj Perëndimit për sulmin në Moskë krijon një situatë të rrezikshme

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa i ftuar në “Open” në News 24, tha se bota ka hyrë në një situatë të rrezikshme pasi Rusia akuzon perëndimin dhe Ukrainën për sulmin terrorist në Moskë që la pas rreth 140 të vdekur e dhjetëra të plagosur.

“Jemi në një situatë të pa precedentë. Perëndimi dhe Rusia janë në një luftë hibrike dhe Rusia mund të ketë pasur dyshime tek paralajmërimet amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë serioz kur vjen puna te terrorizmi. Kanë një protokoll që nga mesi i viteve ’40, detyrimi për të paralajmëruar, kur janë në dijeni të një akti e kanë detyrim për të njoftuar dhe këtë e kanë demonstruar në vijimësi.

Pse jemi në një situatë të paprecedentë? Për herë të parë, një shtet akuzon shtetet e tjetër se përdor organizata terroriste për të kryer sulme terroriste brenda një shteti. Ne kemi akuza të drejtpërdrejta nga drejtori i FSB-së ndaj Anglisë, SHBA-së dhe Ukrainës për kryerjen e aktit terrorist. Akuza është e hapur dhe krijon një precedent me të vërtetë shumë të rrezikshëm. Nëse shtetet nuk do të kenë kufij në përdorimin e forcës së tyre në konflikte do të krijojnë situata të pakontrollueshme dhe kemi hyrë në një situatë të vështirë për t’u menaxhuar”, theksoi ai.

Arena e Lajmit

“Jemi në një moment të paprecedentë”, eksperti Beqa: Pse akuzat e shefit të spiunazhit rus ndaj Perëndimit për sulmin në Moskë krijon një situatë të rrezikshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook