Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur të bëjnë llogari, në hyrje dhe në dalje. Është e qartë që drejtuesit e Juves kanë piketuar prej kohësh Koopmeiners nga Atalanta dhe Ferguson nga Bologna, dy objektivat kryesorë në hyrje, por në kushte të tillë, kur nuk kanë financa të shëndosha, janë të detyruar edhe të shesin. Në këtë pikë në skenë del emri i Gleison Bremer.
Sipas Corriere dello Sport: Bremer është kthyer në prioritet për Man.United. Braziliani ka një klauzolë largimi prej 60 milionë euro, një shifër e lartë, por në Premier League kjo është një shumë e përballueshme, “djajtë e kuq” mund ta paguajnë me lehtësi. Nga kjo shifër, Juve do të përfitonte 55 mln pasi 10% të kartonit e zotëron Torino. Me shitjen e mundshme të Bremer, Juve do të rregullonte bilancet ekonomike.
Mbetet për t’u përcaktuar edhe e ardhmja e Vlahovic dhe Chiesa, dy lojtarët e fazës ofensive nuk janë të sigurt në projektin bardhezi, pasi të dy, edhe këtë sezon, kanë shfaqur luhatje të mëdha, mbi të gjitha Chiesa që pjesën më të madhe të sezonit e ka kaluar në infermieri.
()