PD depoziton kërkesë në Apel për shqyrtimin e çështjes së “Vulës”, thirrje Rithemelimit: Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin

Indrit Sefa, përfaqësuesi i PD, ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie.

Në fjalën e tij për gazetarët, Sefa tha se gjykata duhet të marrë një vendim i pa ndikuar nga asnjë faktor.

Ai shtoi se PD do të pranojë çdo vendim që do të merret nga gjykata, ndërsa bëri thirrje që edhe Rithemelimi të dalë publikisht dhe të deklarojë se vendimin e gjykatës do ta pranojë.

“I bëjmë thirrje nënkryetarit të Parlamentit që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat. Drejtësia popullore proletare me numra e shifra ka në Kinë e Korenë e Veriut, janë politika putineske.

I bëj thirrje palëve të ndjekin rrugën ligjore që çështja të shqyrtohet në një kohë të shkurtër. Gjykata të mos ndikohet nga asnjë faktor.
Rithemelimi të thotë që çdo vendimmarrje e gjykatës do të respektohet. Një gjë të tillë e kemi bërë edhe ne. Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin”, tha ai për mediat.

Arena e Lajmit

PD depoziton kërkesë në Apel për shqyrtimin e çështjes së “Vulës”, thirrje Rithemelimit: Dilni publikisht dhe thoni që do të pranoni vendimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook