Arsenali është në kërkim të një sulmuesi të ri për t’i dhënë trajnerit Arteta përforcimin e shumëpritur në repartin e avancuar. Siç raportohet nga Mirror, Gunners aktualisht kanë gati një listë prej 10 kandidatësh.
Dëshira kryesore e klubit dhe drejtuesve është sigurisht Benjamin Sesko, një talent 20-vjeçar i RB Leipzig, i cili ka shënuar 11 gola në 34 paraqitje këtë sezon.
Në listë është Viktor Gyokeres, ylli i Sporting CP i cili ka shënuar 36 gola në 39 ndeshje. Së fundi, në podium është edhe një fiksim i trajnerit spanjoll. Bëhet fjalë për Alexander Isak, sulmuesi i Newcastle që ka realizuar 16 gola në 30 paraqitje.
(J.S/)