Produksioni i Big Brother Vip Albania ka njoftuar ndjekësit për dasmën e Heidit dhe Romeos që do të zhvillohet sonte ashtu siç është traditë në çdo edicion të këtij formati.
Pas votimit nga banorët, u vendos që çifti që do të kurorëzohen sonte janë pikërisht Heidi dhe Romeo të cilët gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi kanë pasur vazhdimisht ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre.
Së fundmi ata debatuan ashpër për eliminimin e Vesës, e cila ishte mikeshë me Romeon pas nominimit nga ana e Heidit.
Pas primet të kaluar, dyshja u afruan akoma më shumë me njëri tjetrin dhe ishte Heidi që theu akullin duke i kërkuar një puthje aktorit.
Mbrëmë në shtëpi banorët festuan me këngë dhe valle për dasmën e dyshes, ndërsa nga ana tjetër vëllai binjak i Romeos, Donaldi dhe miku i tyre Elgit Doda po përgatisin një këngë surprizë.
Megjithatë pas festës në shtëpi, Heidi i ka kërkuar Romeos të sqarohen për të gjitha konfliktet që kanë pasur me njëri tjetrin, para dasmës, duke theksuar se nuk ka ndërmend të martohen pa I sqaruar të gjitha.
Të presim deri në mbrëmje, nëse magjia do të prishet dhe dyshja do të fillojnë sërish debatet apo do të martohen para të gjithë shqiptarëve. /Vip-Magazine.al/