Zjarr në ambientet e jashtme të një biznesi në Lushnjë, digjet edhe një automjet

Një zjarr masiv ka përfshirë ambientet e jashtme të një biznesi me panele diellore në bypassin e Lushnjes. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të shumta edhe në një gomisteri, ku një automjet i parkuar në këtë biznes është shkrumbuar tërësisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë djegia e mbeturinave nga ndonjë banor i zonës, teksa raportohet se janë shkaktuar dëme të shumta materiale edhe në biznesin që tregton panele fotovoltaike.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, në ndihmë të Zjarrfikësve të Lushnjes shkuan edhe Zjarrfikësit e Divjakës, të cilët vunë nën kontroll flakët, duke bërë të mundur mospërhapjen e tyre në ambientet e brendshme të këtyre bizneseve. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë, ka rënë zjarr në një kanal ku janë djegur disa barishte. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon  i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qënë i mbyllur dhe jashtë funskionit. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe zbulimin e kapjen e autorit/ve.

Arena e Lajmit

Zjarr në ambientet e jashtme të një biznesi në Lushnjë, digjet edhe një automjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook