Shenjat e Mungesës së Vitaminës A – Sëmundjet që Shfaqen në Trup

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe funksionet e trupit, vitamina A luan një rol mjaft të rëndësishëm.

Vitamina A ndihmon me shikimin, sistemin imunitar, riprodhimin, metabolizmin, si edhe funksionimin e zemrës, mushkërive, veshkave dhe trurit.

Por roli i saj nuk ndalet këtu! Kjo vitaminë ka edhe veti antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

Ju mund ta merrni atë nga ushqime si spinaqi dhe perimet e tjera me gjethe jeshile, qumështi, djathi, e verdha e vezës, mëlçia e viçit, brokoli, kungulli, karrota, pjepëri, mango dhe kajstë.

Ekspertët këshillojnë që të bëhet kujdes me marrjen e kësaj vitamine me anë të suplementeve. Kjo pasi doza të larta të saj mund të shkaktojnë shqetësime në organizëm si të vjella dhe marramendje.

Gjithashtu marrja e saj për një periudhë afatgjatë, mund të sjellë simptoma si acarim të lëkurës, dhimbje në nyje dhe kocka, dëmtim të mëlçisë e shumë të tjera.

Edhe pse mungesa e vitaminës A është mjaft e rrallë, AgroWeb.org ju fton të njiheni me disa nga simptomat që mund të jenë shenjë e mungesës së saj në organizëm.

Sy të thatë

Sytë janë të mbuluar me një shtresë lëngu, i cili ndihmon në mbrojtjen dhe lubrifikimin e tyre, duke mbajtur gjithashtu sipërfaqen e syve të pastër. Dhe sytë e thatë mund të jenë një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A.

Problemet me shërimin e plagëve

Vitamina A është një komponent i rëndësishëm për shërimin e plagëve.

Një arsye është se vitamina A luan një rol në zbutjen e përgjigjes inflamatore të trupit dhe mund të ndihmojë në kontrollin e inflamacionit të tepërt.

Pa sasinë e mjaftueshme në organizëm, trupi nuk do të shërohet siç duhet.

Rritje e infeksioneve

Vitamina A mendohet të ketë një efekt mbrojtës kundër inflamacionit që vjen së bashku me patogjenët invazivë si ftohjet dhe infeksionet.

Prandaj ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të shoqërohet me infeksione të fytit, traktit të frymëmarrjes dhe gjoksit.

Lëkurë e thatë

Mungesa e vitaminës A nuk mund të jetë shkaktari i vetëm i lëkurës së thatë, por ajo mund të luajë një rol në këtë shqetësm.

Kur shikoni përbërësit në produktet e kujdesit të lëkurës, retinoli është një përbërës mjaft i zakonshëm.

Rezulton se retinoli në të vërtetë rrjedh nga vitamina A dhe i jep lëkurës shumë përfitime, si zvogëlimi i rrudhave dhe zbutjen e lëkurës.

Sipas kësaj lidhjeje, ekspertët mendojnë se mungesa e vitaminës A mund të luajë një rol në problemet e lëkurës.

Problemet me fertilitetin

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në proceset riprodhuese dhe disa kërkime tregojnë se mungesa e saj mund të shoqërohet me infertilitet.

Megjithëatë nevojiten ende kërkime të mëtejshme në këtë fushë.

Por në fund të fundit më e rëndësishmja është të mbani mend se shenjat dhe simptomat e përmendura më lart mund të lindin për shumë arsye të ndryshme.

Dhe nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me mungesën e vitaminës A ose të ndonjë lënde tjetër ushqyese, drejtohuni tek mjeku juaj për të marrë ndihmë të specializuar./AgroWeb.org

Shenjat e Mungesës së Vitaminës A – Sëmundjet që Shfaqen në Trup

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook