Vrau marokenin në Spanjë, urdhërohet marrja forcërisht e ADN për Florian Ramën. Del fotoja

Gjykata në Spanjë ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN për shqiptarin 30-vjeçar Florian Rama, i akuzuar për vrasje. Ky i fundit u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar, ku përballet me akuzën e vrasjes së 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor 2019 pas një debati në një bar.

Tre dëshmitarë e kishin identifikuar atë në skicat e fotografive të policisë të një duzinë individësh me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre. Duke jetuar në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, celulari gjithashtu e tregoi atë, atë mëngjes në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu kamerat kapën një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për koincidencë aty jetonte edhe një shoku i Ramës. Megjithatë Gjykata ka kërkuar edhe ADN e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj. ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.
()

Arena e Lajmit

Vrau marokenin në Spanjë, urdhërohet marrja forcërisht e ADN për Florian Ramën. Del fotoja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook