Ka përfunduar java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza. Kjo javë nisi të martën me sfidën Laçi – Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit morën fitoren e radhës, pasi mundën Laçin me rezultatin 7-0.
Sfidat e tjera të javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u luajtën ditën e sotme. Tirana triumfoi ndaj Skënderbeut me rezultatin 10-0. Vajzat bardheblu dominuan takimin dhe nuk e vendosën aspak në diskutim fitoren.
Edhe Partizani regjistroi fitoren e radhës pasi mposhti Teutën me rezultatin e thellë 15-0. Vajzat e kuqe ishin të pandalshme, teksa shënuan tetë gola që në pjesën e parë.
Apolonia mundi Lushnjen me rezultatin 17-1.Fieraket zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe siguruan fitoren e radhës.
Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u mbyll me takimin, Kinostudio – Gramshi. Vajzat e Kinostudios fituan minimalisht 1-0, teksa goli i fitores u shënua vetëm në fundin e sfidës.
Rezultatet e javës së 15-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:
Laçi – Vllaznia 0-7
Tirana – Skënderbeu 10-0
Teuta – Partizani 0-15
Lushnja – Apolonia 1-17
Kinostudio – Gramshi 1-0