EMRAT/ Sherr me thika e leva mes të rinjve në Berat, gjithçka nisi pas gërvishtjes së makinës së njërit prej tyre. Dy vëllezërit…

Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë”,në dalje të qytetit të Beratit, ku të rinjtë, pasi kanë gërvishur automjetet, kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.

Kanë qenë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit tip Ford Fokus, me targa AA 562 CS të shtetasit Xhuljano Hyraj, 27-vjeç.

Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë. Të njëjtat burime konfirmojnë se, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit, ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat,ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, pasi nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Sherr me thika e leva mes të rinjve në Berat, gjithçka nisi pas gërvishtjes së makinës së njërit prej tyre. Dy vëllezërit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook