Real Madrid nuk ndal hapin. Kryesuesit e La Liga siguruan fitoren e 3-të radhazi, teksa mundën 2-0 Atletico Bilbaon në shtëpi. Ndeshja u zgjidh në të mirë të skuadrës së Ancelottit që në minutën e tetë nga Rodrygo, përpara se sulmuesi brazilian të “vuloste” një herë e mirë këtë sukses, duke kompletuar dopietën.
Reali ka 75 pikë dhe do të përballet me Mallorcan e Muriqit në ndeshjen e radhës. Bilbao është në vendin e katërt me 56 pikë.
(J.S/)