“Pse na shikoni?!”/ Nga thirrja për të ndaluar makinën, te thika në kraharor pas sherrit mes të rinjve, si ndodhi vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë

Zbardhen të tjera detaje nga sherri i përgjakshëm mbrëmë në Shkozë të Tiranës, ku një 18-vjeçar humbi jetën pas plagëve të marra me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, te rrethi i Shkozës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se në ngjarje dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Autori dhe grupi i të rinjve që janë konfliktuar janë larguar nga vendngjarja fill pas krimit, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia. Nga të dhënat paraprake mësohet se agresorët i kanë bërë shenjë makinës ku lëvizte viktima, Aurelio Dervishi, si pasagjer që të ndalonte, por shoferi nuk është bindur. Sipas të dhënave paraprake ka pasur një konflikt fizik mes tyre ku një prej të rinjve ka qëlluar me thikë në gjoks 18-vjeçarin. Më pas të rinjtë dyshohet se janë larguar në drejtim të Unazës Lindore me një mjet tip ‘Tiguan’.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe shoferin e automjetit tip ‘Audi’ me te cilin po udhëtonte viktima, ndërsa ai ka pohuar se nuk i njihte autorët. Sipas tij, personat që ndodheshin në makinën tjetër i kanë thënë ‘pse na shikoni’. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe arrestimin e autorëve.
()

Arena e Lajmit

“Pse na shikoni?!”/ Nga thirrja për të ndaluar makinën, te thika në kraharor pas sherrit mes të rinjve, si ndodhi vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook