Humbja e parë në karrierë e Florian Markut, rivali i tij zbulon çfarë i tha boksieri shqiptar pas sfidës

Florian Marku ka regjistruar në natën e të dielës humbjen e tij të parë të karrierës në boksin profesionist. Boksieri u mund në “O2 Arena” në Londër nga britaniku Kris Kongo, në atë që ishte ndeshja e 15-të për Markun.

Një humbje me vendim unanim nga gjyqtarët në sallë, që la pak vend për diskutime, e që padyshim nuk është përjetuar mirë nga boksieri shqiptar, aq më shumë përballë një publiku që kishte mbushur sallën me flamujt kuqezi në mbështetje të tij.

Marku nuk u prononcua pas kësaj ndeshje, ndërsa fituesi Kris Kongo, zbuloi se shqiptari kishte qenë pak i inatosur pas duelit. Ai shpjegoi se pas vendimit, kishte shkuar t’i fliste Markut, për t’i kujtuar se edhe ai vinte te ky duel pas një humbje dhe që atëherë kishte punuar në palestër.

“Shkova t’i flisja. i thashë ‘duel i mirë, vazhdo në palestër’. Por ai m’u kthye dhe më tha ‘mos më trego mua çfarë të bëj’. Nuk e kuptova pse, sepse i fola për sportivitet. Ajo është gjëja që bëra unë për t’u kthyer nga një humbje. Por duket ai nuk e priti mirë”, tha Kongo pas duelit për bashkëbisedimin me boksierin shqiptar.

Arena e Lajmit

Humbja e parë në karrierë e Florian Markut, rivali i tij zbulon çfarë i tha boksieri shqiptar pas sfidës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook