Milan “i prish punë” Juventusit për lojtarin e Lazios, futet në garë për transferimin me kosto zero

E ardhmja e Felipe Anderson mbetet një çështje aktuale, si te Lazio, ashtu edhe te shumë klube, të interesuara për nënshkrimin e anësorit brazilian, kontrata e të cilit me klubin kryeqytetas do të përfundojë në qershor të këtij viti.

Lojtari dhe agjenti i tij do të takohen përsëri me Lotiton dhe drejtuesit e klubit, për të kuptuar kufijtë dhe mundësitë e një zgjatjeje të bashkëpunimit. Gjithsesi, për momentin distanca midis ofertës dhe kërkesës është ende e madhe. Prandaj, diçka e tillë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, që eduan Felipe Anderson me kosto zero në fund të këtij sezoni.

Në Itali emri i tij është lidhur mbi të gjitha me Juventusin, klub i cili prej javësh po punon për transferimin, por sipas Il Messaggero, në garë ka hyrë edhe Milan.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Milan “i prish punë” Juventusit për lojtarin e Lazios, futet në garë për transferimin me kosto zero

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook