Pas dy vitesh, martesës së Akil Gjakovës dhe Suela Muminovic i ka ardhur fundi.
Po përflitej kohëve të fundit për një krizë në marrëdhënien e xhudistit kosovar me partneren e tij. Mirëpo së fundmi disa prova na shtynë të gjithëve të mendojmë që kjo “krizë” ka përfunduar në ndarje.
Akil nuk e ndjek Suelën në rrjetet sociale, ndërsa të gjitha fotot e përbashkëta të çiftit dhe familjes së tyre janë fshirë nga llogaria e tij në Instagram.
Ju kujtojmë që fituesi i medaljes së artë dhe Suela vendosën t’i japin fund beqarisë afro dy vite më parë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Nga kjo martesë erdhi në jetë djali i tyre i quajtur, Mali.