Strategji e veçantë për Brojën, ish-trajneri i Mançester Junajtid e do me çdo kusht në klubin e tij

Armando Broja vazhdon të jetë një temë mjaft aktuale në futbollin anglez, ndonëse në kohët e fundit nuk ka arritur të tundë rrjetën me aq rregullsi sa në pjesën e parë të sezonit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është një objektiv i merkatos së futbollistëve dhe duket se klubi i Uest Hem është gati të bëjë gjithçka për të siguruar firmën e tij.

broja2

Devid Mojes, ish-trajneri i Mançester Junajtid i cili aktualisht drejton Uest Hem, ka piketuar Brojën si një emër i cili mund të garantojë repartin e avancuar për shumë vite. Fillimisht ai tentoi ta blinte në janar por nuk pat sukses e mendon se as në këtë verë nuk do të sigurojë firmën e tij nëse i kërkon Çelsit që t’i shesë kartonin e futbollistit.

Por sipas mediave pranë klubit, te Uest Hem janë të bindur se zgjidhja do të ishte huazimi për një sezon me të drejtën për të blerë kartonin e tij në  verën e vitit 2023. Me ndryshimet e mëdha që po kalon Çelsi, kjo shihet si mundësia e vetme për të siguruar Brojën, pasi mendohet se Tuhel do të kërkojë edhe më shumë kohë për të vlerësuar lojtarin, derisa të mësohen me qartësi planet e drejtuesve të rinj të londinezëve.

Arena e Lajmit


Strategji e veçantë për Brojën, ish-trajneri i Mançester Junajtid e do me çdo kusht në klubin e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook