Interi afrohet edhe më shumë me titullin, pas triumfit 2-0 ndaj Empolit, duke e çuar diferencën me ndjekësit në +14. Zikaltërit e nisën zjarr ndeshjen, teksa zhbllokuan sfidën që në minutën e gjashtë. Një goditje e fortë e Dimarcos ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Caprile, me festën e ekipit nga Milanit që ishte totalisht e ligjshme. Të besuarit e Inzaghit iu afruan golit të dytë me Bastonin, por goditja e Bastonit gjeti shtyllën.
Edhe mysafirët patën rastet e veta përpara portës së mbrojtur nga Audero. Në pjesën e dytë, Interi u vendos në kërkim të golit të sigurisë dhe ishte Sanchez ai që ndezi festën në stadium në fundin e sfidës.