VIDEO/ Kërkesa për revokimin e masës së sigurisë për Berishën, shtyhet seanca. Zbulohet arsyeja

Teksa sot do të mbahej seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, gjyqi është shtyrë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se seanca e radhës do të mbahet më 8 prill, në orën 13:00. Shkak i shtyrjes, është bërë mungesa e prokuroreve. Përmes një shkrese, dy prokuroret e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive. Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.

Kujtojmë se Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

()

Arena e Lajmit

VIDEO/ Kërkesa për revokimin e masës së sigurisë për Berishën, shtyhet seanca. Zbulohet arsyeja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook