NBA/ Boston vijon marshimin, Booker realizon 52 pikë në suksesin e Phoenix

Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit dhe nuk ka më asnjë dyshim që Boston Celtics do të zërë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, pasi pjesëmarrjen në play-off e ka siguruar që në fillim të muajit të kaluar.

Bostoni mori fitoren e 59-të sezonale, duke mundur 118-104 Charlotte në shtëpinë e kësaj të fundit. Hauser dhe Tatum realizuan nga 25 pikë secili për Celtics, duke treguar edhe njëherë tjetër se nuk fal, pavarësisht se tashmë luajnë thjesht për të mbyllur sezonin e rregullt.

Fitore në sekondat e fundit për Orlando Magic, që mundi 104-103 Portland. Të gjithë titullarët e Orlandos realizuan mbi 14 pikë. Ndeshje fantastike për Kevin Booker, që realizoi 52 pikë për skuadrën e Phoenix në fitoren 124-111 ndaj New Orleans.

Jashtë fushe fitoi skuadra e Atlanta, që mundi 113-101 Chicago Bulls, ndeshje ku u dallua Bogdanovic me 20 pikë. Rikthehet te suksesi Memphis, që mundi 110-108 Detroit pas një ndeshje të ekuilibruar. Për Memphis u dallua Jared Jackson me 40 pikë.

()

Arena e Lajmit

NBA/ Boston vijon marshimin, Booker realizon 52 pikë në suksesin e Phoenix

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook