“Kam abortuar foshnjën! Kur i dëgjova rrahjet e zemrës…”/ Roza Lati shpërthen në lot në BBV

Moderatorja Roza Lati ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë në Big Brother VIP, ajo ka treguar se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh Roza Lati.

Mes lotësh prezantuesja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj.  Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh

Roza: Jo nuk ishte në shqipëri

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Juli: Ai ishte dakord

Roza: Po, as se pyeta fare

Graciano: Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim

“Kam abortuar foshnjën! Kur i dëgjova rrahjet e zemrës…”/ Roza Lati shpërthen në lot në BBV

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook