Jennifer Hudson është bërë aktorja e fundit që iu bashkua klubit të “EGOT”, personave me famë botërore që kanë fituar çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.
Aktorja dhe këngëtarja u vlerësua me një çmim “Tony”, një nga nderimet në Broadway si producente e A Strange Loop, duke fituar në kategorinë “Muzika më e mirë”.
Ajo është personi i 17-të që ka fituar çmim në të katërt showbiznesit në Amerikë dhe gruaja e dytë me ngjyrë pas Whoopi Goldberg.
40 vjeçarja fitoi Oscarin në vitin 2006 për filmin Dreamgirls. Ajo ka fituar dy Grammy dhe ka marrë një Emmy Daytime vitin e kaluar si producente ekzekutive e animacionit interaktiv Baba Yaga.