Shtyrja e seancës për çregjistrimin e Bashës, reagon Kthupi: Dy vendimet që mori Gjykata e Tiranës

Pas Gjykata e Tiranës shtyu seancës për të shqyrtuar kërkesën e Gazment Bardhi për të çregjistruar në Gjykatë Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, sekretari për reformën zgjedhore në Partinë Demokratike Zyrtare, Rezart Kthupi, thotë se gjykata mori dy vendime në seancën e sotme.

Reagimi i plotë:

Për të qartësuar mjegullën e mashtrimeve dhe dezinformimeve në lidhje me procesin e sotëm gjyqësor në Gjykatën e Tiranës kjo e fundit vendosi:

1) të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor me qëllim verifikimin e legjitimitetit (të drejtës për t’ ju drejtuar Gjykatës) të të ashtuquajturit “mbledhje online e Këshillit Kombëtar” të përfaqësuar nga shtatë deputetë.

2) tërheqjen e Vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 27 dhjetor në kopje të njëjtë me origjinalin.

Vetëm nëse pala kërkuese, e ashtuquajtura “mbledhje online e Këshillit Kombëtar”, ja del të provojë përpara gjykatës se ajo e gëzon të drejtën t’i drejtohet Gjykatës do të mund të fillojë procesi gjyqësor.

Arena e Lajmit

Shtyrja e seancës për çregjistrimin e Bashës, reagon Kthupi: Dy vendimet që mori Gjykata e Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook