Shabani për humbjen e Erdogan: Opozita turke fitoi kur u reformua dhe solli shpresën

Kryetari i Nismës Thurrje, Endri Shabani, i ftuar në emisionin Open në News24, ka komentuar humbjen e Erdogan në zgjedhjet lokale në Stamboll.

Shabani theksoi se opozita turke fitoi kur ndryshoi dhe solli shpresën për një Turqi më të mirë.

“Erdogan ka ardhur në pushtet 3 vjet pas Edi Ramës. Në Turqi Erdogan fitonte, sepse opozita kishte të njëjtin kryetar. Kur opozita nisi të ndryshojë, ndryshoi edhe rezultati. Opozita u përqendrua tek demokracia, tek ekonomia.

Opozita e ndryshuar gjeneroi shpresë. Edhe Edi Rama do që të ndjekë të njëjtin model si Erdogan. Populli turk e kuptoi se duhet rotacioni. Populli turk ka një shpresë sot që gjërat mund të ndryshojnë”, deklaroi Shabani.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Shabani për humbjen e Erdogan: Opozita turke fitoi kur u reformua dhe solli shpresën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook