“Ske të drejtë ta përmendësh emrin tim”, u shpreh Erika.
“A je në vete me këtë që bëre?”, i kundërpërgjigjet Endi duke i shtrënguar krahun.
Erika, është vënë re se ka një pëlqim të madh kundrejt Buçit, madje sa në deklaratat e saj e ka ndaluar të dalë me vajza të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që në emisionin Përputhen kemi parë skena të tilla dhune, fjalor banal dhe situata jo të përshtatshme duke iu referuar edhe orarit në të cilin transmetohet, që fatkeqësisht mund të ndiqet edhe nga fëmijë dhe të mitur.
Pavarësisht kësaj, duket se dhuna është normalizuar nga Përputhen pasi transmetimi i këtyre skenave nuk është ndalur.