NBA/ Denver rimerr kreun në Perëndim, Lejkërs më afër “play-off”-it

Kreu i renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA ndryshon ditë pas dite dhe sot komandon Denver, që fitoi 110-105 ndaj San Antonio.

Nikola Jokic me 42 pikë e 16 rebound ishte lider në fushë për kampionët në fuqi, por gjithsesi, Nagets nuk e kanë të sigurt vendin e parë, pasi Oklahoma dhe Minesota e ndjekin hap pas hapi, me këtë të fundit që mposhti 113-106 Hjustonin.

Po në Perëndim, fitore të rëndësishme mori ekipi i Lejkërs, që mundi 128-111 Toronto jashtë fushe. Rasëll me 25 pikë, LeBron Xhejms me 23 dhe Dejvis me 21 pikë ishte një trio që bëri diferencën në fushë për kalifornianët, që kanë fituar 7 nga 10 takimet e fundit në NBA dhe play-off duket më afër se kurrë këtë sezon.

Fitore të rëndësishme korri edhe Golden Stejt, që falë 23 pikëve të Uigins mundi 104-100 Dallasin Doncic bëri mirë, por 30 pikët, 12 ribaund dhe 11 asistet e tij mbetën për statitstikë.

Në Lindje, zhgënjen ekipi i Miloukit, që u mund 117-113 nga Uashington. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Baks, me 35 pikë, 15 ribaund dhe 10 asist, por që nuk mjaftuan. Kispert me 27 pikë ishte më i miri për Uashington.

REZULTATET

Toronto – Lakers 111-128

Washington – Milwaukee 117-113

Miami – New York 109-99

Philadelphia – Oklahoma 109-105

Minnesota – Houston 113-106

Denver – San Antonio 110-105

Utah Jazz – Cleveland 113-129

Golden State – Dallas 104-100

Sacramento – Clippers 109-95

()

Arena e Lajmit

NBA/ Denver rimerr kreun në Perëndim, Lejkërs më afër “play-off”-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook