Nga mandati i Olta Xhaçkës, te ‘Dezinformimi’, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e PS

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve ku do të diskutohet në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për komisionin e posaçëm kundër dezinformimit.

Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD , Gazment Bardhi do të ngrejë edhe çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

PS ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar që synon të ndalojë ndërhyrjet e Rusisë në proceset demokratike të Bashkimit Europian dhe vendeve aleate, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Komisioni do të jetë i përbërë nga 13 anëtarë, ndërkohë që drejtimi i tij do të bëhet nga socialistët.

Sipas propozimit të PS, Komisioni fillimisht do të ketë një mandat 1-vjeçar dhe mandati i tij mund të zgjatet nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Arena e Lajmit

Nga mandati i Olta Xhaçkës, te ‘Dezinformimi’, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook