Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara.