Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, duke kërkuar asistencë për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.
Nikolla fton zyrtarin e DASH të vizitojë parlamentin e Shqipërisë dhe të jap vlerësimin dhe eksperiencën e tij. Komisioni pritet të miratohet gjatë seancës së të enjtes, ndërsa shoqërohet me kritika nga opozita.