Policia në Peqin ka identifikuar 6 shtetasit, që janë përfshirë në konflikt me një 27-vjeçar për motive të dobëta.
“Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, të cilit në banesë iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Procedohet penalisht një 17-vjeçar i përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, njërit prej të cilëve, Policia i gjeti në banesë, fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
U përfshinë në konflikt me një 27-vjeçar, për motive të dobëta, Policia identifikon 6 shtetasit
Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, të cilit në banesë iu gjet 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Procedohet penalisht një 17-vjeçar i përfshirë në konflikt, për moskallëzim krimi.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt, njërit prej të cilëve, Policia i gjeti në banesë, fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, një 27-vjeçar ishte kanosur dhe goditur fizikisht nga disa shtetas, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në konflikt.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore dhe hetimore të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan dhe shërbimet e Forcës “Shqiponja”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 22 vjeç, banues në Peqin. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak për të.
Në vijim të veprimve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Peqin, i dyshuar i përfshirë në konflikt, si dhe për moskallëzim krimi.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: R. B., 22 vjeç, E. L., 29 vjeç, S. H., 19 vjeç dhe A. M., 21 vjeç, të katërt banues në Peqin.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjerin, pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Kalaja”, Peqin, kanë kanosur dhe goditur fizikisht shtetasin S. K., 27 vjeç, banues në Peqin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike cannabis, lëndë narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve R. B., E. L., S. H. dhe A. M..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
(Arena e Lajmit)